Peshkatari gjen diçka të pabesueshme brenda peshkut

Ndryshe

Peshkatari gjen diçka të pabesueshme brenda peshkut

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 20:15
Foto ilustrim

Një peshkatar u befasua kur gjeti një kartëmonedhë australiane 20 dollarë në barkun e një peshku që kishte kapur.

Fotografia është postuar në faqen e Facebook Sharkmen Fisher Charter Melbourne dhe menjëherë ajo u bë virale.

"Mendja e çmendur, nuk fjalë për gënjeshtër", shkruan  Sharkmen Fisher Charter Melbourne në profilin e saj.

Veterinari Richmond Loh tha për Yahoo News Australia se kartëmonedha ishte aty ku të gjithë do ta pritnin nëse peshku do ta përpinte rastësisht.

Sidoqoftë, ai shtoi se ky lloj peshku rrallë del në sipërfaqen e ujit, por gjithashtu që kartëmonedha 20 dollarësh nuk diçka e vogël që mund të gëlltitet rastësisht.

"Një kartëmonedhë prej 20 dollarë nuk është një gjësend i vogël që mund të gëlltitet lehtë rastësisht, kështu që peshku do të duhej ta "nuhaste" më parë për të kontrolluar nëse është diçka ushqimore para se të gëlltisë," tha ai.

Por, Met Landos, i cili drejton shërbimin Future Fisheries Veterinary, thotë se ishte e vështirë të përcaktohej me siguri nëse kartëmonedha ishte gëlltitur nga peshku ose jo.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat