Pse nuk duhet të flisni kurrë në telefon kur ndodheni në ashensor

Ndryshe

Pse nuk duhet të flisni kurrë në telefon kur ndodheni në ashensor

Më: 16 dhjetor 2019 Në ora: 06:48
Ilustrim

E dimë të gjithë që ashensori nuk është vendi më i mirë për të folur në telefon. Kjo pasi sinjali nuk është i fortë dhe mund të mos dëgjohemi mirë. Pavarësisht kësaj nuk janë të pakta rastet kur e bëjmë këtë gjë, por duhet të dini që lidhja e dobët telefonike nuk është arsyeja e vetme pse nuk duhet të përdorni telefonin ndërkohë që ndodheni në ashensor apo në vende të tjera ku valët janë të dobëta.

Kur telefoni celular nuk është në gjendje të marrë një sinjal të mirë nga stacioni bazë ose është jashtë rrezes, ai lëshon sinjalin e tij, që domethënë lëshon më shumë rrezatim, në mënyrë që të mund të flisni. Kjo është më e zakonshme në strukturat e betonit ose çelikut, por edhe në ashensorët, bodrumet dhe garazhet nëntokësore. 

Telefonat celularë rrezatojnë dy deri në tre herë më shumë në vendet ku ka një sinjal të dobët, prandaj rekomandohet të shmangni përdorimin e tij në ashensorë, bodrume dhe në vendet e tjera ku valët ose sinjali, kanë tendencë të rrjedhin më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat