Edhe çokollatat në 3D?

Ndryshe

Edhe çokollatat në 3D?

Më: 3 janar 2020 Në ora: 00:05
Ilustrim

Çokollata të ndritshme dhe shumëngjyrëshe si ylberi, pa ngjyra, por duke përdorur stampimin në 3D janë demonstrimi i teknikës së re të zhvilluar në Politeknikumin e Zyrihut, që mund të rinovojnë industrinë ushqimore.

Sekreti është të imitohet ajo që ndodh në natyrë, për shembull në kafshë si kameleoni, lëkura e të cilit pasqyron dritën në mënyrë që të prodhojë një ngjyrë të caktuar.

Tre grupe kërkimore, të udhëhequra nga Patrick Ruhs, Etienne Jeoffroy dhe Henning Galinski, arritën të stamponin çokollatën në mënyrë që të përftonin një ngjyrë strukturore, që ndryshon sipas këndvështrimit të shikuesit dhe në në gjendje të prodhojë hije të ylbertë.

Hapi i parë drejt këtij rezultati ishte ndërthurja e aftësive të tyre në materialet dhe vetitë optike të ushqimit për të studiuar vetitë e çokollatës.

Në eksperimentet e para u provua mënyra e aditivëve, pastaj u kalua në 3D.

Pas disa përpjekjeve, teknika funksionoi dhe një ylber shumëngjyrësh u shfaq mbi çokollatë, duke e bërë atë shumë të ndritshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat