E keni ditur pse Viti i Ri festohet dhe nisë më 1 janar

Ndryshe

E keni ditur pse Viti i Ri festohet dhe nisë më 1 janar

Më: 3 janar 2020 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Është fillimi i vitit – koha për të filluar përsëri me freksi, një vit tjetër dhe sigurisht jeni bërë gati për këtë.

Por, si bota numëron deri në mesnatë dhe pse pikërisht njerëzit e

planetit festojnë vitin e ri në këtë moment?

Është tashmë e ditur se viti i ri nuk ka qenë gjithmonë me 1 janar dhe nuk është ende në disa kultura. Në Mesopotaminë e lashtë, festa e vitit të ri ishte festë 12 ditore dhe ndodhte rreth pranverës, ndërsa grekët e festonin këtë festë gjatë dimrit. Më 20 dhjetor, historiani romak Censorius, ndërkohë njoftoi se egjiptianët e festonin Vitin e Ri me 20 korrik, sipas një artikulli të botuar në vitin 1940.

Gjatë epokës romake, marsi shënoi fillimin e vitit kalendarik. Më pas, Jul Cezari kishte krijuar kalendarin

Julian, i cili ka vendosur që Viti i Ri të festohet sot. Por edhe Jul Cezari nuk mundi ta standardizonte këtë ditë në përgjithësi, pasi në disa kultura të ndryshme

Viti i Ri festohet në periudha të tjera të vitit. Zgjidhja që Viti i Ri të festohet me 1 janar është ngjarje e rëndësishme astronomike, kur Toka është shumë afër diellit, pikë kjo e njohur si perihelion.

Një janari shënon Vitin e Ri për pjesën më të madhe të botës duke mos i llogaritur Afganistanin, Etiopinë, Iranin, Nepalin dhe Arabinë Saudite, vende këto që mbështeten në konventat e tyre kalendarike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat