Shihni ku përfundojnë sapunët e përdorur në hotele… edhe vetëm një herë

Ndryshe

Shihni ku përfundojnë sapunët e përdorur në hotele… edhe vetëm një herë

Më: 4 janar 2020 Në ora: 06:25
Sapunët

Në varësi të përmasave të hotelit hidhen poshtë sasi të mëdha sapunësh të përdorur nga klientët çdo ditë… por jo në të gjithë hotelet.

‘Clean the World’, është një organizatë e cila iu jep këtyre sapunëve një jetë të dytë.

Duke mbledhur mbetje si sapunë apo shampo në shishe mund të mbrohet ambienti, të ruhen rezervat e natyrës dhe të reduktohen kostot.

‘Clean the World’, bashkëpunon qysh prej vitit 2009 me mbi 5 mijë hotele dhe resorte.

Nga sapunët e vjetër lindin të rinj, për t’iu dhuruar fëmijëve dhe familjeve në vende ku kolera dhe poliomieliti vrasin në masë, të vegjlit nën 5 vjeç.

Që nga viti 2009, ‘Clean the World’, ka shpërndarë mbi 46 milionë sapunë në 127 vende, duke shpëtuar jetë… në sajë të sapunëve të përdorur ndoshta edhe një herë të vetme nga ne. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat