27 vjeçarja zgjedh një klinikë në Turqi për zmadhimin e gjoksit, rezultatet tmerruese!

Ndryshe

27 vjeçarja zgjedh një klinikë në Turqi për zmadhimin e gjoksit, rezultatet tmerruese!

Më: 10 janar 2020 Në ora: 08:34
Angelica Isaksen

Angelica Isaksen nga Stokholmi shpenzoi 6,000 £ për të zmadhuar gjoksin.

Ajo pa në Instagram reklamen e një klinike në Turqi, dhe çmimet e operacioneve nuk ishin të shtrenjta.

27-vjeçarja – e dëshpëruar thotë se klinika në fjalë paraqiste figura të famshme, për të cilët pretendonte se kishin kryer ndërhyrje të ndryshme.

Image
Angelica Isaksen

Por, pas disa ditëve që ajo bëri implantin në gjoksin e saj të djathtë fillojë në ndiente dhimbje dhe dridhje.

Dy javë më pas gjoksi i saj po dukej si tullumbace dhe po merrte formë tjetër.

Image
Angelica Isaksen

Ajo ishte menjëherë e pakënaqur me rezultatet e saj, por klinika i tha asaj se efektet anësore ishin ‘normale’.

Pas dy javësh, ndërsa ishte në shtëpinë e saj në Suedi, gjoksi i saj i djathtë kishte filluar të hapet dhe implanti  ishte i mbuluar me lëng kafe.

Zonja Isaksen që atëherë i ka hequr të dy implantet derisa iu nënshtrua një tjetër operimi për shërim.

Image
Angelica Isaksen
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat