Gates: Nëse doni të krijoni një kompani, harroni pushimet

Ndryshe

Gates: Nëse doni të krijoni një kompani, harroni pushimet

Më: 12 janar 2020 Në ora: 18:40
Bill Gates

Bill Gates punoi edhe gjatë fundjavave dhe kurrë nuk pushoi në ditët e para të Microsoftit.

Biznesmeni miliarder duke folur për themelimin e një kompanie, ka thënë se nuk ka besuar në pushimet.

“Është e vërtetë që unë nuk besoja në fundjava, nuk besoja në pushime”, ka thënë Gates.

Ai edhe pse në moshë re u bë miliarder, thotë se ka vazhduar me sakrificat e tij të mëparshme. Megjithatë, Gates tha se, “njerëzit mund të mitizojnë idenë e të punuarit jashtëzakonisht shumë” dhe se ai nuk e rekomandon atë për të gjithë.

Aktualisht ai është personi i tretë më i pasur në botë në vlerë prej 107.7 miliardë dollarë. Në vitin 1975, ai bashkëthemeloi Microsoftin dhe aktualisht zotëron vetëm 1 të aksioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat