Studentja 22 vjeçe nga Deçani që menaxhon fermën me 30 viça e lopë

Ndryshe

Studentja 22 vjeçe nga Deçani që menaxhon fermën me 30 viça e lopë

Më: 13 janar 2020 Në ora: 09:29
Egzona Lahaj

Ndryshe nga moshataret e saj, Egzona Lahaj, 22 vjeçe, në të njëjtën kohë studion dhe menaxhon një fermë relativisht të madhe me viça e lopë.

22-vjeçarja nga fshati Jasiq i Deçanit, madje thotë se kjo punë është e lehtë, dhe në të ardhmen pretendon në zgjerimin e fermës e cila sot numëron 22 viça dhe 4 lopë.

Ajo përveçse merret me viçat, vozit edhe traktorin për nevojat e fermës. Ndërsa puna, ka bërë që të ketë edhe veturën e saj personale, me të cilën shkon në fakultetin “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Fermën thotë se e kanë bërë përmes një granti të Ministrisë së Bujqësisë, por edhe me ndihmën e familjarëve që i kanë jashtë shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat