Vendet në shtëpi ku nuk duhet t’i mbani lulet gjatë dimrit

Ndryshe

Vendet në shtëpi ku nuk duhet t’i mbani lulet gjatë dimrit

Më: 14 janar 2020 Në ora: 09:48
Ilustrim

Persona që adhurojnë lulet padyshim se gjatë ditëve të ftohta të vjeshtës dhe të dimrit, i fusin lulet në shtëpi.

Mirëpo ekzistojnë dy vende ku nuk mund t’i mbani lulet, bëhet fjalë për vendet pranë dritareve nëpër të cilat kalon ajri i ftohtë (duhet kujdesur që fletët e lules të mos prekin xhamin e ftohtë të dritares) dhe pranë burimit të nxehtësisë, siç janë stufat dhe radiatorët, sepse tërheqin lagështinë nga lulja, andaj është e mundshme që shpejt të thahet.

Këtë do ta vëreni nga fletët të cilat ngadalë marrin ngjyrë të gështenjtë, përkatësisht fillojnë të vyshken.

Ujitja e rrallë

Për shkak të zvogëlimit të dritës së diellit, lulet e shtëpisë gjatë dimrit rriten më ngadalë, andaj nuk u është i nevojshëm shumë ujë si në stinët e ngrohta. Me ujitje të tepruar bimëve mund t’u shkaktoni sëmundje të ndryshme.

Më shumë dritë

Meqenëse rreze dielli ka pak, përpiquni që t’i eliminoni të gjitha pengesat e absorbimit të dritës së diellit – fshijani fletëve pluhurin rregullisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat