Shoferi hedh shishen nga dritarja e makinës, veprimi i fëmijës 1 vjeç për t’u vlerësuar

Ndryshe

Shoferi hedh shishen nga dritarja e makinës, veprimi i fëmijës 1 vjeç për t’u vlerësuar

Më: 15 janar 2020 Në ora: 15:29
Pamje nga video

Veprimi i shoferit nuk ishte aspak i mirë, por gjesti i vogëlushit të vogël është vërtet për tu vlerësuar.

Ngjarja ka ndodhur në Kinë dhe protagonist është një fëmijë vetëm 15 muajsh i cili me naivitetin e tij dëshironte të ndihmonte shoferin e "paedukatë".

Shoferi ka hedhur një shishe plastike nga dritarja teksa ka qenë duke udhëtuar me makinë në rrugë, ndërsa vogëlushi që në mendjen e tij naive mendon se i ra vrapoi ta marr dhe t’ia kthejë atë personit në fjalë.

Një shembull i bukur i dhënë nga fëmija vetëm prej një viti e tre muajsh: një gjest spontan i fëmijës i cili, duke mos e kuptuar, në moshën e tij, gjestin e paedukatë, me siguri ka dashur të ndihmojë njeriun, të paktën kjo sipas historisë së nënës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat