2019 viti i dytë më i ngrohtë në histori

Ndryshe

2019 viti i dytë më i ngrohtë në histori

Më: 15 janar 2020 Në ora: 19:08
Foto ilustrim

Viti i kaluar ishte i dyti më i nxehtë që nga Revolucioni Industrial, prapa vitit 2016, njoftoi sot Organizata Botërore e Meteorologjisë (WMO).

Temperatura mesatare globale ishte 1.1 gradë Celsius më e lartë se temperatura mesatare e gjysmës së dytë të shekullit 19, njoftoi agjencia me qendër në Gjenevë.

"Nëse nivelet e tanishme të emetimeve të dyoksidit të karbonit vazhdojnë, ne po shkojmë drejt një rritje të temperaturës nga tre në pesë gradë deri në fund të shekullit," paralajmëron sekretari i Përgjithshëm i WMO, Petteri Taalas në një deklaratë.

Sipas Marrëveshjes së Parisit për 2015, shtetet u zotuan të mbanin rritjen e temperaturës nën dy gradë në krahasim me nivelet para-industriale. Traktati vendosi një objektiv 1.5 gradë.

Përveç që është jashtëzakonisht i ngrohtë, 2019 do të mbahet mend edhe për zvogëlimin e vëllimit të akullnajave, ngritjen rekord të nivelit të detit, rritjen e temperaturave të oqeanit dhe aciditetin, si dhe motin ekstrem.

"2020 ka vazhduar deri aty ku është larguar në vitin 2019 - me mot shkatërrues dhe ngjarje që lidhen me klimën," tha Taalas.

Ai nënvizoi, për shembull, zjarret e egra në Australi që pasuan 2019, viti më i ngrohtë dhe më i thatë në historinë e kontinentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat