“Pas tre muajsh nuk do të jesh më” – takimi i këngëtares së njohur me Baba Vangën, parashikoi vdekjen e saj

Ndryshe

“Pas tre muajsh nuk do të jesh më” – takimi i këngëtares së njohur me Baba Vangën, parashikoi vdekjen e saj

Më: 17 janar 2020 Në ora: 09:41
Baba Vanga, Silvana Armenuliq

Në gusht të vitit 1976, këngëtarja e famshme, e njohur si Marilyn Monroe e Jugosllavisë, Silvana Armenuliq shfrytëzoi një paraqitje në Bullgari për të vizituar Baba Vangën, e famshme për profecitë e saj.

Takimi, siç thuhet, ishte i dhimbshëm. Baba Vanga  heshti për një kohë të gjatë gjatë vizitës së këngëtares, dhe më pas  tha: ”Unë nuk dua të flas me ju. Jo tani. Shkoni dhe ejani pas tre muajsh”.

Megjithatë, kjo nuk ishte gjithçka që ajo i kishte thënë asaj. Kur Silvana ishte tek dera, ajo iu drejtua me fjalët.

“Prisni, nuk do të keni mundësi të vini … Shkoni, shkoni, nëse mundeni, ejani!”.

Jugosllavja Silvan Armenuloviq,  e njohur si Marilyn Monroe e Jugosllavisë, vdiq më 10 tetor 1976 në një aksident automobilistik në autostradën Beograd-Nish, afër Kolarit. Në të njëjtin aksident, u vranë edhe motra e saj dhe  kreu i Orkestrës Kombëtare të RTV Beogradit, i cili drejtonte automjetin.

Baba Vanga është bërë e famshme për shkak të parashikimeve të ngjarjeve tronditëse, siç ishte sulmi i “11 Shtatorit”, krijimi i ISIS-it, apo katastrofa e Çermobilit.

Gjatë jetës së saj Baba Vanga kishte pasur disa vizione, por jo të gjitha i kanë dalë. Në mesin e tyre ishte edhe vrasja e 4 udhëheqësve botërore në vitin 2009 dhe pushtimi i Evropës nga ISIS në vitin 2016. Sipas asaj që raporton ‘The Mirror” parashikimet e saj kanë dalë në masën 85%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat