Shefi u jep pushim ekstra punëtorëve që nuk pinë cigare

Ndryshe

Shefi u jep pushim ekstra punëtorëve që nuk pinë cigare

Më: 18 janar 2020 Në ora: 18:51
Don Bryden

Një shef i një kompanie trajnimi u ka dhënë duhanpirësve një stimulim që të provojnë ta lënë duhanpirjen – duke i shpërblyer jo-duhanpirësit me katër ditë shtesë pushimi vjetor.

Drejtori menaxhues Don Bryden tha që ai vuri re se punonjësit e tij që pinë duhan zakonisht kalojnë deri në një orë çdo ditë duke pirë cigare.

Ndërkohë, jo-duhanpirësit në zyrë mbetën në tavolinat e tyre, duke vazhduar me punën.

Bryden, i cili drejton firmën logjistike KCJ Training and Solutions vendosi të fillojë vitin e ri me një politikë të re radikale.

Për këtë vendim, ai u shpreh se u inspirua nga një postim që kishte parë në rrjetet sociale e që komentet ishin shumë pozitive.

“Unë i shoh punonjësit e mi të pinë çdo ditë duhan. Ata pinë katër, pesë apo edhe 10 cigare në ditë, çka ju merr rreth 10 minuta kohë. Shikoj punonjësit e tjerë që nuk pinë duhan, ata janë gjithmonë duke u përpjekur të bëjnë punën e tyre, kështu që mendova se ata duhet të kompensohen.Vitin e kaluar, unë pashë diçka në mediat sociale duke sugjeruar që punëtorët që nuk pinë duhan duhet të kenë edhe katër ditë pushim.Të gjithë thoshin se ishte një ide e shkëlqyeshme por askush nuk tha që ata do ta bënin atë, kështu që unë e vura zemërgjerësinë në punë në fillim të janarit dhe u thashë të gjithëve që do tia nisim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat