Pse aeroplanët zakonisht janë të bardhë?

Ndryshe

Pse aeroplanët zakonisht janë të bardhë?

Më: 19 janar 2020 Në ora: 00:53
Ilustrim

Gjithçka ka ndonjë arsye të veçantë.

Nuk jemi mësuar të shohim aeroplanë me ngjyra të ndryshme, përveç të bardhë.

E pse aeroplanët janë pothuajse gjithmonë të bardhë, ka disa arsye.

Disa fakte që ndoshta nuk i keni ditur: Reflektimi i nxehtësisë- nëse një aeroplan është me ngjyrë të bardhë, ai absorbon më pak nxehtësi. Kjo është më e mirë për pasagjerët dhe ekonomikisht e dobishme për linjat ajrore.

Ngjyra e bardhë është më pak e shtrenjtë.

Parandalimi i përplasjeve me zogjtë- zogjtë mund ta shohin më mirë reflektimin nga sipërfaqet e bardha dhe shpesh nuk përplasen me aeroplan për këtë arsye.

Ngjyra e bardhë ndihmon për të zbuluar çarjet madje edhe çarjet e vogla.

Në hapësirat e bardha të çarat vërehen lehtësisht në rast aksidenti dhe është më lehtë të vërehen edhe dëmtimet e tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat