Etikanët britanikë: Të vdekurve t’iu nxirret sperma me elektricitet

Ndryshe

Etikanët britanikë: Të vdekurve t’iu nxirret sperma me elektricitet

Më: 21 janar 2020 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Burrave në Britani iu është lejuar që të dhurojnë spermën e tyre pas vdekjes, sipas etikanëve që argumentojnë se kontributi pas vdekjes do të ndihmonte çiftet jofertile dhe nuk do t’i vinte në persion dhuruesit e spermës që janë të gjallë.

Mungesa e dhuruesve të spermës në Britani të Madhe ka çuar në të paktën 7 mijë mostra të importuara për çdo vit, kryesisht nga Danimarka dhe ShBA-të, në mënyrë që të përmbushej kërkesa nga klinikat e fertilitetit.

Nën propozimet e reja të publikuara në Gazetën për Etikën Mjekësore [Journal of Medical Ethics], burrave duhej t’iu lejohej që të jepnin pëlqimin e tyre për spermën që t’iu hiqej kur të vdisnin dhe më pas të ndihmoheshin çiftet që të krijonin familje, shkruan The Guardian.

“Ne e dimë se ka një mungesë të dhuruesve të spermës në Britani të Madhe dhe kjo është një formë për të adresuar problemin,” ka thënë Joshua Parker, doktor dhe etikan në spitalin e Wythenshawe-it në Manchester.

“Ne mendojmë se do të ishte etike që t’iu lejohej burrave që me vullnet të dhuronin spermën e tyre që të përdorej nga njerëzit e huaj pas vdekjes së tyre,” ka shtuar më tej Parkeri.

Në artikullin e tyre, doktorët përshkruajnë se si besojnë që donacionet nga të vdekurit nuk janë thjesht “të mundshme teknikisht” por “edhe të lejueshme etikisht”. Nga ana teknike, janë dy procedura që mund të jenë të parealizueshme për njerëzit e gjallë. Njëra kërkon futjen e një sonde rektale që elektrizon prostatën dhe stimulon ejakulimin (derdhjen].

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat