Luani që preku përdoruesit e rrjetit, i duket vetëm skeleti si pasojë e mosushqyerjes

Ndryshe

Luani që preku përdoruesit e rrjetit, i duket vetëm skeleti si pasojë e mosushqyerjes

Më: 21 janar 2020 Në ora: 17:42
Luani

Në fotot e bëra virale dhe që janë shpërndarë me shpejtësi në rrjet, shikohet një luan i dobësuar deri në atë masë sa që i duken vetëm lëkura dhe kockat.

Luani ndodhet në kopshtin zoologjik në Khartum (kryeqyteti i Sudanit). Mungesa e ushqimit është një nga problemet më të mëdha që përballen punonjësit e kopshtit.

Ata shprehen se fondet mungojnë dhe në të shumtat e rasteve ushqimet i blenë ata në mënyrë vullnetare, sepse ndihen keq për fatin e kafshëve të gjora. Sudani ndodhet në mesin e një krize të rëndë ekonomike. Çmimet e produkteve janë rritur së tepërmi, ndërsa emigracioni është një zgjedhje masive në këtë vend.

Image
Luani
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat