Kaq hotele dhe motele janë në Kosovë: Ky qytet prin me numrin e tyre

Ndryshe

Kaq hotele dhe motele janë në Kosovë: Ky qytet prin me numrin e tyre

Më: 22 janar 2020 Në ora: 14:23
Motel

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në Kosovë janë gjithsej 466 objekte hoteliere, të cilat më pas janë të ndara në lloje të ndryshme të akomodimit.

ASK ka nxjerrë statistikat për periudhën e tretë të vitit 2019, duke treguar se sa saktësisht është numri i objekteve hoteliere në Kosovë.

Në publikimin e tyre bëhet e ditur se numri total i kapacitetit hotelier në Kosovë, është 466, me 7.077 dhoma dhe 11.101 shtretër.

Këto 466 objekte, janë të ndara varësisht prej llojit të akomodimit. Nga to 214 janë hotele, 177 motele, 10 bujtina, 9 hostele, 15 apartamente, 41 bungallo.

Ndërkaq sipas regjionit kapacitet hotelier më të madh ka Prishtina, më pas Peja, Prizreni, Ferizaj, Gjilani, Mitrovica dhe Gjakova.

Prishtina ka gjithsej 144 njësi akomoduese hoteliere, me 2607 dhoma dhe 3514 shtretër.

Ndërkaq në TM3 2019 numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 86 075, prej tyre 37.28% ishin vendorë dhe 62.72% ishin të huaj. Ndërsa, numri i net-qëndrimeve ishte 155 784 netë, prej tyre 31.78% nga vendorët dhe 68.22% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka Rajoni i Prishtinës me 35 268 vizitorë dhe 63 037 net-qëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj vijnë nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, etj.

Image

 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat