Ish gruaja deklaron burrin të vdekur

Ndryshe

Ish gruaja deklaron burrin të vdekur

Më: 22 janar 2020 Në ora: 23:20
Ilustrim

Ishte ende i gjallë, por ish gruaja e deklaron të vdekur duke i ndërtuar një varr

Alan Hattel, 75 vjeç nga Skocia, me profesion saldator filloi të ndihej shumë i vetmuar pasi që shumë muaj miqtë dhe të afërmit nuk e kishin telefonuar, raporton “Daily Mail”.

Ai  kuptoi se e gjithë kjo situatë ishte shkaktuar nga ish-bashkëshortja e tij, e cila i kishte ndërtuar një varr edhe pse ai është ende i gjallë.

“Njerëzit mendojnë se kam vdekur. Telefoni nuk ka rënë prej disa muajsh. Në fillim nuk e dija pse po më ndodhte kjo, por tani e di se përse nuk ka pyetur njeri për mua. Unë as që dua të varrosem”, ka thënë Alan.

Alan e akuzon ish-bashkëshorten për këtë vepër. Edhe pse ata kanë 26 vite të ndarë, ai mendon se ajo e ka bërë një akt të tillë me qëllim që të varrosen pranë njëri tjetrit, kur të vij koha që të ndahen nga kjo jetë.

Arsyetimin se kjo është një çështje private i bënë autoritetet lokale që të mos pranojnë të ndërhyjnë në një situatë të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat