Qeni sillet çuditërisht pranë foshnjës, dhe arsyeja është shokuese

Ndryshe

Qeni sillet çuditërisht pranë foshnjës, dhe arsyeja është shokuese

Më: 23 janar 2020 Në ora: 13:18
Foto ilustrim

Kur vunë re që qeni papritmas filloi të vepronte çuditshëm, prindërit Benjamin dhe Hope e dinin se diçka nuk ishte në rregull. E gjitha filloi kur ata u transferuan në shtëpinë e tyre të re në Karolinën e Jugut dhe shkuan në kërkim të një dado që duhej të përkujdesej për djalin e tyre Fin.

Ata punësuan një grua të re të quajtur Alexis Kahn, e cila menjëherë iu përgjigj reklamës së tyre. Gjithçka ishte në rregull, derisa qeni i tyre papritmas filloi të vepronte çuditshëm kur Alexis iu afrohej Fin. Ai dukej se dëshironte të mbronte djalin.

Benjamin dhe Houp u bënë dyshues. Ata erdhën me një plan: në një rast, ata ndezën regjistrimin e zërit në telefonin e tyre, e fshehën nën shtrat dhe dolën nga shtëpia. Kur u kthyen dhe dëgjuan tingullin e zërit, ata mbetën të tronditur. Prindërit e dëgjuan dadon duke bërtitur, fyer dhe rrahur Fin.

Në atë moment ata e kuptuan se qeni po përpiqej t'i paralajmëronte gjatë gjithë kohës. Ata e thirrën menjëherë policinë dhe dadoja pranoi që ajo sillej në mënyrë të papërshtatshme.

Ajo është dënuar me burg dhe është regjistruar në Regjistrin e Abuzimit të Fëmijëve, kështu që nuk do të punojë me fëmijë gjatë gjithë jetës së saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat