Puna e ëndrrave/Kjo grua paguhet për të organizuar party për qentë

Ndryshe

Puna e ëndrrave/Kjo grua paguhet për të organizuar party për qentë

Më: 30 janar 2020 Në ora: 20:05
Ilustrim

Nëse mendoni se po bëni punën tuaj të ëndrrave, e keni gabim! Me siguri, nuk keni dëgjuar për një punë që po çmend njerëzit kudo nëpër botë! Erdhi dita që edhe kafshët, të shijojnë festat e tyre, të argëtohen brenda llojit të vet, madje me veshje, me animacione, me dhurata, muzikë, pije dhe ushqim të bollshëm!

Dhe kjo ide i erdhi Niki Sohrabkanit, një 54 vjeçare që jeton në Londër dhe aktualisht punon me kohë të plotë në një agjenci që planifikon festa specifikisht për qentë. Quhet London Company Dog party!

Si adhuruese e kafshëve dhe dy labradorëve të saj, Niki e mori idenë për këtë lloj biznesi të çuditshëm teksa punonte si organizatore eventesh ndërkombëtare. Në listën e punëve për të bërë, asaj ju kërkua që të planifikonte edhe një festë për 20 qenë! Kjo kërkesë duket e frymëzoi mjaftueshëm dhe vendosi që të hiqte dorë nga kompania ku ishte e punësuar për të krijuar nga fillimi një biznes të sajin.

Tani ajo planifikon evente magjepsëse për katërputroshët! Ditëlindje dhe festa në shtëpi, pranë pishinave apo në ambiente të ndryshme që i zgjedh vetë klienti, Niki është aty për të ofruar mbi dy orë argëtim për qentë dhe shoqërinë e tyre!

Vitin e kaluar, ajo dhe ekipi i saj prej pesë vetash organizuan mbi 30 evente të ndryshme në Londër, Nju Jork dhe Los Angeles, ku protagonistë ishin qentë që shfaqeshin duke pirë pije freskuese apo duke ngrënë ushqime.

Sa për argëtim? Ekipi planifikoi lojëra për festa, veshje të dedikuara për qentë, lojëra me pengesa dhe sigurisht dekorime me tematikë interesante nga The Great Gatsby tek Harry Potter.

Duke folur për punën e saj unike, Niki u shpreh: "Pasi kalova 33 vitet e fundit duke organizuar disa nga ngjarjet më prestigjioze në të gjithë botën për klientë të ndryshëm, unë dëshiroja të ndërthurja pasionin tim për eventet me dashurinë për qentë. Ngjarja e parë që bëra ishte një party private për një qen të një klienti dhe 20 miq të saj, ishte një sukses i zhurmshëm, kështu që mendova se cila do të ishte mënyra më e mirë për të festuar me miqtë tanë të mrekullueshëm me gëzof sesa duke kuruar ngjarje argëtuese për qentë për t'i shijuar dhe shoqëruar"?

Dhe sapo ka krijuar një super biznes që i garanton të ardhura të qëndrueshme!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat