Eksperti mjekësor kinez tregon mënyrën e duhur për vendosjen e maskës kirurgjike

Ndryshe

Eksperti mjekësor kinez tregon mënyrën e duhur për vendosjen e maskës kirurgjike

Më: 30 janar 2020 Në ora: 22:45
Pamje nga video

Eksperti mjekësor i koronavirusit në Kinë i ka mësuar publikut se si të vendosin maskat e fytyrës në mënyrën e duhur, për ta shmangur kontraktimin me virusin, nëpërmjet një videoje.

Dr Zhong Nanshan, i cili i ndihmoi vendit për të trajtuar epideminë SARS më 2003-ën, u bëri thirrje banorëve që gjithmonë të heqin maskën kirurgjike nga njëra anë e veshit, pastaj tjetra.

Kështu, ai e bëri të ditur prerazi se maska nuk duhet të hiqet me duar nga pjesa e përparme.

‘Pjesa e përparme [e maskës] veçse mund të jetë e kontaminuar,’ tha specialisti 83-vjeçar në video.

Dr Zhong është udhëheqësi i një ekipi ekspertësh mjekësor, të caktuar nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë për t’u marrë me koronavirusin e ri, i cili ka vrarë të paktën 170 njerëz në vend dhe ka infektuar më shumë se 8,280 prej tyre në të gjithë botën.

Ai është gjithashtu kreu i Shoqatës Mjekësore Kineze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat