Rrëfimi i trishtë i vajzës nga Tirana: Nuk besoja në shpirtra, deri kur jetova në atë shtëpi të mallkuar

Ndryshe

Rrëfimi i trishtë i vajzës nga Tirana: Nuk besoja në shpirtra, deri kur jetova në atë shtëpi të mallkuar

Më: 1 shkurt 2020 Në ora: 09:47
Ilustrim

"Këtë histori nuk e di askush tjetër, përveç meje dhe tre vajzave të tjera që e kanë përjetuar me mua. Unë s’kam besuar kurrë në fantazma apo shpirtra... deri në tetor.

Në shtator, unë dhe tre shoqe po kërkonim një shtëpi me qira në Tiranë. Në atë periudhë, ishte shumë e vështirë sepse ishte vonë. Një ditë, duke kërkuar në gazetë siç bëja prej 13 ditësh, gjeta një shtëpi 2+1 si na duhej ne, 10 minuta larg shkollës. Shkuam, e pamë dhe e morëm. Në fillim nuk pati asnjë problem. Gjithçka nisi nga fillimi i tetorit, kur u shpërngulëm të gjitha në shtëpinë e re.

Një natë, sapo u shtriva unë dhe shoqja e dhomës, dëgjuam një zhurmë si diçka që përplasejnë mur. U çova, ndeza dritën dhe një send i vogël që e mbaja në dritare, kishte rënë në tokë. Dritaren e kishim larg të dyja, asnjëra nga ne s’e prekte dot. Më pas çdo natë, në orën 3:00 fiks, një çantë rrobash që e kishim mbi dollap binte në tokë, sikur e shtynte dikush. Unë, te muri anash krevatit, kisha ca figura të ngjitura me flutura dhe të nesërmen në mëngjes i gjeta në tavolinë. I mblodhëm dhe i hodhëm të gjitha. Kur u kthyem nga shkolla, gjetëm një flutur mu në mes të shtëpisë. Aty na iku truri.

Gjendja u përkeqësua. Nuk rrinim dot më në shtëpi. Gjithashtu, kur erdhëm në fillim dhe pastruam shtëpinë, gjetëm pafund flutura të ngordhura dhe të gjalla. Sendet në shtëpi lëviznin, si tavolinat apo librat. Natën dëgjoheshin zhurma dyersh që hapeshin. Ne mendonim mos ishin vajzat ngjitur – dy flinin në një dhomë, dy në një tjetër – ato mendonin mos ishim ne.

Pas shumë makthesh, unë dhe shoqja ime e dhomës u larguam në fillim të dhjetorit. Kur i pyesnim të zotët e shtëpisë mos ka pasur histori të ngjashme më parë, ata ndërronin temë. Nga fqinjët morëm vesh se çdo qiramarrës ka qëndruar vetëm një muaj dhe është larguar. Unë dhe shoqët mblodhëm informacione dhe i dhamë shpjegim gjithçkaje.

Zonja e shtëpisë quhej Flutura dhe punonte në Sauk, si infermiere në aborte. Më parë ajo bënte aborte dhe në kushte shtëpie, për ato që donin fshehtësi. Menduam mos vallë në atë shtëpi jetojnë shpirtra të fëmijëve a grave që  kanë humbur jetën gjatë abortit. E di që disa nuk besojnë, por as unë nuk besoja dikur. Pas asaj që kalova, besoj se shpirtrat na rrethojnë, nga njerëz të dashur apo jo."/anabel/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat