Shpërthimi i vullkanit zgjon teoricienët e komplotit

Ndryshe

Shpërthimi i vullkanit zgjon teoricienët e komplotit

Më: 2 shkurt 2020 Në ora: 18:32
Ilustrim

Vullkani meksikan shumë aktiv, Popokatepetl shpërtheu përsëri, por objekti misterioz i ndritshëm që shihet në shpërthim doli të jetë më intrigues për publikun sesa vetë vullkan i famshëm.

Ueb-kamerat e qeverisë meksikane regjistrojnë vazhdimisht Popokatepetl (një term Aztec për malin që qet tym), dhe teoricienët e konspiracionit pretendojnë se kanë parë një objekt fluturues të paidentifikuar gjatë shpërthimit të fundit, transmeton KosovaPress.

Në video, me të vërtetë, objekti i ndritshëm shfaqet disa sekonda pasi vullkani filloi të nxjerrë sasi masive të hirit dhe më pas lavë.

Dhe ndërsa ata që janë të bindur se "e vërteta është atje", të tjerët thonë se objekti mund të jetë një  aeroplan, ndërsa realistët e tjerë kanë shpjeguar se është satelit.

Qeveria meksikane ka paralajmëruar publikun të qëndrojë jashtë zonës ndërsa një alarm i verdhë është në fuqi. Shpërthimi i parë filloi rreth orës 11 në fillim të kësaj jave, kur Popokatepetl filloi të hidhet hi deri në 600 metra lartësi. Shpërthimi i dytë ndodhi 40 minuta më vonë.

Kujtojmë, vitin e kaluar në janar, një teoricien i konspiracionit lëshoi një video ku pretendonte se alienët janë vizitorë të shpeshtë në vullkanin Popokatepetl.

I njëjti person pretendon se aktiviteti jashtëtokësor rreth këtij vullkani është rritur në pesë vjetët e fundit, ndërsa vendësit pretendojnë të kenë parë UFO që dilnin nga vullkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat