E bija filmohet duke tentuar t’ia zë frymën nënës së saj në spital

Ndryshe

E bija filmohet duke tentuar t’ia zë frymën nënës së saj në spital

Më: 5 shkurt 2020 Në ora: 16:34
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një vajzë është filmuar duke vendosur dorën në hundën e nënës së saj të shtrirë në spital, në një tentim për t’ia zënë frymën.

E bija, e identifikuar si Luciana Paula Figueiredo, 32-vjeçare, është arrestuar për tentimin që t’ia zë frymën nënës së saj, Ana Benedita Figueiredo, derisa ishte e shtrirë në shtratin e spitalit Carlos Macaeira, gjendur në Sao Louis, Brazil, njofton Daily Mail.

Pamjet ishin incizuar nga disa pacientë, të cilat tregojnë dorën e së bijës në fytyrën e Ana-s.

Mediet lokale raportojnë se vajza Luciana u arrestua në vendin e ngjarjes dhe më vonë u akuzua për tentim vrasje ndërsa nëna e saj u dërgua në njësinë e kujdesit intensiv.

Ana Benedita ndodhet në spital që nga 19 janari pasi pësoi emboli pulmonare.Burime nga Policia Civile thanë se hetimet fillestare tregojnë se vajza dëshironte të vriste nënën e saj të sëmurë sepse ishte lodhur duke e kujdesur për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat