Tërmeti në Turqi, vullnetarët shqiptar ushqejnë banorët e Elazig-it

Ndryshe

Tërmeti në Turqi, vullnetarët shqiptar ushqejnë banorët e Elazig-it

Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 10:32
Foto gjatë aksionit

Pas tragjedisë që goditi Shqipërinë më 26 nëntor ishin të shumtë shtetet që dhanë ndihmë, mes tyre edhe Turqia.

Dhe vetëm pak kohë më parë Turqia u godit nga një tragjedi si ajo e jona, ku edhe atje tërmeti me magnitudë 6.8 la pas viktima.

Duket se tashmë është radha jonë për t’i ndihmuar me sa mundemi, pasi një grup shqiptarësh e kanë parë të udhës të tregojnë mirënjohje duke udhëtuar drejt vendit të fatkeqësisë e kontribuuar në ndihmë të banorë të atyshëm.

Image
Image

 

Kanë qenë aktivistë të fondacionit “Mirësia” në Tiranë, të cilët në bashkëpunim me shoqatën IHH në Turqi, kanë ofruar ndihmë për të prekurit nga tërmeti.

Ata kanë shërbyer sidomos duke ndarë ushqimin për banorët e çadrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat