Pse muaji shkurt ka më pak ditë se muajt e tjerë?

Ndryshe

Pse muaji shkurt ka më pak ditë se muajt e tjerë?

Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 18:28
Foto ilustrim

Në kalendarin modern Gregorian çdo muaj ka të paktën 28 ditë. Ky numër është përzgjedhur të rrumbullakoset në 30, përveçse për muajin Shkurt. Ndërkohë që çdo muaj i vitit konsiston në minimalisht 30 ditë, Shkurti ka 28 ditë dhe 29 ditë një herë në 4 vjet. Pra, pse kalendari më i përdorur në botë është i paqëndrueshëm në “shpërndarjen” e ditëve mes muajve? “Faji” bie mbi idetë supersticioze romake.

Paraardhësi më i vjetër i kalendarit Gregorian, kalendari i parë romak, kishte një ndryshim të dukshëm në strukturë, krahasuar me variantet e mëvonshme; përbëhej nga 10 muaj. Në mënyrë që kalendari të sinkronizohej plotësisht me vitin hënor, mbreti romak Numa Pompilius shtoi muajin Janar dhe Shkurt në 10 mujorin origjinal.

Paraprakisht, kalendari ka pasur 6 muaj nga 30 ditë dhe 4 muaj nga 31 ditë, me një total prej 304 ditësh. Gjithsesi, Numa dëshironte të shmangte numrat “ters” në kalendarin e tij, pasi besëtytnia romake asokohe mbështetej te ideja se edhe numrat janë fati ose tersi. Ai hoqi nga një ditë nga çdo muaj 30 ditor për t’i bërë me 29 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat