Kjo nënë takoi vajzën e saj të vdekur përmes këtij realiteti të ri virtual

Ndryshe

Kjo nënë takoi vajzën e saj të vdekur përmes këtij realiteti të ri virtual

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 07:06
Pamje nga video

Jeta e përtejme, bota tjetër, vendi simbolik i pas vdekjes, ekziston. Ndoshta jo në realitet, por me siguri sot përmes këtij simulimi virtual. Një univers po aq i veçantë dhe i largët nga imazhi që ekziston në shumë kultura, por përfundimisht më pak etern dhe madje i arritshëm me një shikues të realitetit virtual dhe sensorë që do të aplikohen në trup.

Kjo është historia! Në vitin 2016-të, një grua nga Koreja e Jugut, humbi Nayeon, vajzën e saj shtatë vjeçare, pas një sëmundjeje të pashërueshme. Një lamtumirë e dhimbshme që mund ta kuptojnë vetëm prindërit që humbin një fëmijë...Sot, katër vjet më vonë, teknologjia nuk është më ajo e vitit 2016-të. Realiteti virtual ka evoluar, si dhe të gjithë infrastrukturën dhe softëares që përbëjnë botën dixhitale. Dhe pikërisht përmes realitetit virtual, gruaja ishte në gjendje të "takonte" vajzën e saj, ose më saktë, riprodhimin e saj elektronik besnik, në një botë të simuluar të bërë posaçërisht për një dokumentar televiziv me titull "Unë të takova", e realizuar nga Munhwa Broadcasting.

Në dokumentar shihni diçka që nuk është parë kurrë më parë. Mamaja e veshur me një helmetë virtuale dhe sensorë dore dhe hyn në një botë dixhitale që riprodhon një peizazh të qetë fshati me lëndinë dhe pemë. Në të cilin befas shfaqet vajza, e animuar në 3D, një model i rikrijuar në imazhet e Nayeon me lëvizjet që përsërisnin duke kapur lëvizjen e një fëmije në mënyrë dixhitale, siç është bërë në kinema dhe lojëra video. Dhe atje ndodh diçka e jashtëzakonshme. Mamaja fillon të bashkëveprojë me vajzën e vdekur, sigurisht me të gjitha kufijtë e realitetit aktual virtual, por edhe me të gjitha mundësitë që ofron kjo teknologji sot, domethënë të rikrijojë në një mënyrë shumë besnike një mjedis dhe karaktere realiste.

Një mrekulli cilësohet sot dhe renditet në kategorinë e arritjeve teknologjike të jashtëzakonshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat