Cila është e vërteta pas sfidës qesharake të fshesës që u përhap në internet - Bota Sot
Cila është e vërteta pas sfidës qesharake të fshesës që u përhap në internet

Ndryshe

Cila është e vërteta pas sfidës qesharake të fshesës që u përhap në internet

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 23:54
Ilustrim

Në sfidën e fundit virale, e cila filloi në Twitter dhe më pas u përhap në të gjitha rrjetet sociale, njerëzit vendosin fshesat drejt, një mënyrë kjo për të demostruar një tërheqje të supozuar të forcës së gravitetit.

Trendi u bë viral më 10 shkurt, kur një përdorues në Twitter shkroi: “Kështu pra, sot (10 shkurt) është dita e vetme kur një fshesë mund të qëndrojë në këmbë vetë për shkak të tërheqjes së forcës së gravitetit.”

Postimi frymëzoi me mijëra njerëz që të ngarkonin videot e tyre online.

Tërheqja e pazakontë gravitacionale më 10 shkurt është – sigurisht – e pavërtetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat