Dy delfinë gjenden të ngordhur, plagët e gjetura hedhin dyshime të rënda

Ndryshe

Dy delfinë gjenden të ngordhur, plagët e gjetura hedhin dyshime të rënda

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 14:08
Ilustrim

Dy delfinë u gjetën të ngordhur me disa plagë të shkaktuara me armë zjarri dhe mjet prerës. Policia tashmë është vënë në kërkim të autorëve të vrasjes, si dhe premtohet shpërblim për këdo që ndihmon në identifikimin e tyre.

Pamjet vijnë nga Florida në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku delfini i parë u gjet në brigjet e Naples këtë fundjavë.

Në trupin e delfinit u gjetën plagë me armë zjarri dhe me prerje të thella.

Ne të njëjtat plagë u gjet edhe delfini i dytë në brigjet e Pensacola, këtë të martë, nga përfaqësuesit e shoqatës Emerald Coast Wildlife Refuge, shkruan noa.al.

Policia po kërkon përgjegjësit dhe NOAA, enti për mbrojtjen e faunës së egër të detit, ka vendosur një shpërblim prej 20 mijë dollarë, për kë ndihmon në fgjetjen e fajtorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat