Një femër sulmohet nga luani i detit

Ndryshe

Një femër sulmohet nga luani i detit

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 22:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

Derisa po notonte në detin Australian një vajzë sulmohet nga luani i detit dhe i duhet të bëjë këmbën operacion.

Elena Precillia 25 vjeçare, u sulmua nga një grup luanësh deti duke i shkaktuar dëme ne këmbë, pas një kafshimi nga njëri prej luanëve, raporton “Daily Mail”.

Pas kafshimit në këmbë ajo po përpiqej të merrte fryme dhe më pas u ndihmua që të dilte prej ujit nga shoqja e saj Mauro Signoretti.

Isha në panik, nuk mund të merrja frymë mirë dhe isha e tmerruar sepse ishin katër apo pesë luanë deti rreth nesh, tha Elena.

Elena tha se eksperienca me luanët e detit ishte e mrekullueshme dhe që ajo pëlqente mënyrën e shoqërimit të luanëve të detit, ata pëlqenin të vallëzonin dhe të kërcenin mbi ujë, deri sa njëri ndër ta e kafshoi në këmbë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat