Shkencëtarët nisin mision të ri për të kërkuar shenja të jetës jashtëtokësore

Ndryshe

Shkencëtarët nisin mision të ri për të kërkuar shenja të jetës jashtëtokësore

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 14:11
Ilustrim

Astronomët do ta studiojnë një pjesë të madhe të hapësirës qiellore për të kërkuar shenja të jetës jashtëtokësore përmes përdorimit të 28 radioteleskopëve gjigantë.

Ky projekt është bashkëpunim mes institutit të pavarur, Seti, dhe një qendre të vrojtimit në New Mexico të Shteteve të Bashkuara, shkruan “The Guardian”.

Marrja e të gjitha të dhënave nga kjo qendër po vlerësohet si mundësi e mirë për shkencëtarët që janë në kërkim të formave të tjera të jetës jashtë planetit tonë.

“Të përcaktojmë nëse ne jemi të vetëm në univers është njëra prej pyetjeve më të rëndësishme në shkencë dhe teleskopët tanë mund të luajnë një rol të madh për ta gjetur përgjigjen”, tha Tony Beasley, drejtor i Qendrës Vëzhguese Kombëtare të Radio-astronomisë.

Faza e parë e projektit, që është instalimi i kabllove të reja, është financiar nga John Giannandrea, zyrtar i lartë në kompaninë Apple, dhe Carol Giannandrea.

Ndryshe, Stephen Hawking kishte paralajmëruar që njerëzit të mos përpiqen të vendosin kontakte me jashtëtokësorët, duke lënë të kuptohet se rezultati i këtij kontakti nuk do të ishte i mirë për njerëzimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat