EUROSTAT: Shqipëria prinë me martesa në BE, ja ku është Kosova... - Bota Sot
EUROSTAT: Shqipëria prinë me martesa në BE, ja ku është Kosova...

Ndryshe

EUROSTAT: Shqipëria prinë me martesa në BE, ja ku është Kosova...

Nga: F. B. Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 13:46
Ilustrim

Shqipëria gjatë vitit 2018 ishte shteti me numrin më të madh të martesave në raport me venet tjera të Bashkimit Evropian tregojnë të dhënat e fundit të “Eurostat”, shkruan “Danas”, transmeton “Bota Sot”.

Si thuhet në publikimin e Eurostat, në Shqipëri në mesatare janë regjistruar 8,1 martesa në një mijë banorë.

Kur bëhet fjalë për anëtarët e BE-së, numrin më të madh të martesave e ka raportuar Qipro 7.8 në një mijë banorë, më pas radhiten Rumunia me 7.4, Lituania 7 dhe Letonia me 6.8.

Më poshtë këtyre, pas vendeve që nuk janë në BE vijnë Turqia me 6,6, Malta, Sllovakia dhe Danimarka.

Në anën tjetër numrin më të vogël e kanë shënuar Luksemburgu me indeks prej 3.1 martesa, pastaj Italia me 3.2 dhe Portugalia me 3.4 martesa në një mijë banorë.

Në Serbi gjatë vitit 2018 sipas të dhënave të Eurostat janë regjistruar 5.2 martesa në një mijë banorë.

Për Kosovën nuk ka të dhëna për vitin 2018, mirëpo duke marrë parasysh se në vitin 2017 ajo ishte bindshëm e para me 9.6 martesa, mund të paramendohet të ketë vazhduar trendi i njëjtë dhe përsëri të ketë numrin më të madh te martesave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat