“Takim” shumë i afërt, peshkaqeni kafshon varkën

Ndryshe

“Takim” shumë i afërt, peshkaqeni kafshon varkën

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 10:17
Pamje nga video

Biologu detar Riley Elliot, ekspert i peshkaqenëve, ka publikuar në profilin e tij në Instagram, takimin shumë të afërt me një peshkaqen mako.

Grabitqari u afrua shumë ndaj varkës së shkencëtarit fundjavën e lënë pas dhe nisi të kafshojë pjesën e pasme të saj.

Pas disa sekondash, peshkaqeni e lëshoi sërish varkën dhe u zhduk me shpejtësi në thellësi të oqeanit.

Pamjet vijnë nga Zelanda e Re dhe brenda pak kohësh video u bë virale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat