U bë simbol i revolucionit, 5 gjëra që duhet të dini për Che Guvara-n - Bota Sot
U bë simbol i revolucionit, 5 gjëra që duhet të dini për Che Guvara-n

Ndryshe

U bë simbol i revolucionit, 5 gjëra që duhet të dini për Che Guvara-n

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 17:01
Che Guevara

Che Guevara është një nga figurat më të dashura të Revolucionit Kuban, i cili u kthye në një simbol për luftën e tij.Ai ishte argjentinas dhe u vra në vitin 1967 në Bolivi. Sot në Santa Clara në Kubë, ndodhet një muzeloum ku prehet trupi i tij.

Ja 5 gjëra që duhet të dini për Che-n:

1.Nga vjen nofka ‘Che’. Argjentinasi Ernesto Guevara de la Serna i mbiquajt “Che” nga shokët e tij kubanezë gjatë luftës në Guatemala pasi Guevara përdorte shpesh fjalën “Che” pa ndonjë motiv të caktuar. Në Argjentinë kjo fjalë përdoret zakonisht për t’i tërhequr vëmendjen bashkëbiseduesit.

2.Si u bë e njohur fotoje tij simbol. “Luftëtari Heroik”, kështu quhet kjo foto e Guevarës e cila është foto më e shpërndarë e tij nëpër botë. Fotografi që realizoi foton në Havana në 1960, Alberto Diaz Gutierrez nuk përfitoi asgjë nga kjo foto. Ai ja dhuroi në 1967 botuesit milanez Giangacomo Feltrinelli i cili e vuri kopertinë të albumit “Ditar në Bolivi”. Më pas fotoja u shpërnda me një shpejtësi marramendëse.

3.Ai kishte edhe nofkën “Fuser”. “I furishmi Serna”, një epitet që kishte shkurtimin Fuser. Kombinim mes nofkës dhe mbiemrit të tij. Kjo nofkë iu vu gjatë rinisë së tij kur luante ragbi në San Isidor. Ai ishte një lojtar i shpejtë dhe kishte një ulërimë të veçantë gjatë sulmeve në fushën e blertë. “Do të lë sportin kur të kem vdekur”, ishte shprehja e tij e preferuar. Ai gjithashtu pëlqentë edhe basketbollin, bejsbollin dhe kanotazhin.

4.Ku ishte Guevara më i fortë se Fidel Kastro? Guevara kishte një pasion të çmendur edhe ëpr shahun. Ai ishte stërvitur nga kampioni kilen Rene Letelier. Guevara luante shumë shpesh me Fidelin në male gjatë kohës së revolucionit por dëshmitarët thonë se lideri kubanez nuk ishte në lartësinë e Guevarës.

5.Përse quhet një prej filmave për Guevarën “Ditari i motoçikletave”? Sepse Guevara e kishte pikë të dobët motoçikletën. Ai përshkoi gjithë Argjentintën, Kilin, Perunë dhe Kolumbinë për të shkuar në një qendër ku trajtoheshin lebrozët për t’i ndihmuar. Ai idhte një adhurues i motoçikletave dhe nuk linte rast pa i hipur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat