Gjendet vendi i fshehur i varrit të Romulus - Bota Sot
Gjendet vendi i fshehur i varrit të Romulus

Ndryshe

Gjendet vendi i fshehur i varrit të Romulus

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 08:49
Foto ilustrim

Identifikohet varri i Romulus-it.

Ekspertët kanë identifikuar më në fund varrin e humbur të Romulusit, themeluesit legjendarë të Romës, raporton “The Sun”.

Një skarkofag shkëmbor i zbuluar në kryeqytetin e Italisë, besohet të ketë mbajtur dikur mbetjet e mbretit të parë të qytetit pas vdekjes së tij në shekullin e gjashtë para Krishtit.

Arkivoli i gjatë 4,6m u gjet brenda një tempulli të fshehur nëntokësorë në Forumin Romak.

Forumi romak është një shesh drejtkëndësh në zemër të Romës. Dikur ishte një treg i madh i rrethuar nga ndërtesat e qeverisë antike.

Sipas legjendës, Romulus themeloi Romën në 735BC pasi vrau vëllaun e tij binjak Remus në një luftë rreth vendit ku duhet të ndërtohej qyteti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat