Unaza e humbur në Amerikë gjendet e groposur në Finlandë pas 47 vjetësh

Ndryshe

Unaza e humbur në Amerikë gjendet e groposur në Finlandë pas 47 vjetësh

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 11:03
Unaza

Një unazë e shkollës së mesme, e humbur në Maine të SHBA-së në vitin 1973, është gjetur e groposur nën një dysheme pyjore në Finlandë dhe i është kthyer pronares së sa, e cila thotë se kjo gjetje është më shumë se koincidencë.

Debra McKenna, 63-vjeçarja, e humbi unazën në një dyqan në Portland menjëherë pasi i dashuri i saj i atëhershëm dhe bashkëshorti i ardhshëm, Shawn, ia dhuroi kur u largua për në kolegj.

Çifti ishin të martuar për 40 vjet deri kur Shawn vdiq në vitin 2017 pas një beteje gjashtëvjeçare me sëmundjen e kancerit.

Unaza, sidoqoftë, ishte harruar krejtësisht derisa një punëtor i metalikeve e gjeti atë 20 centimetra nën tokë në një pyll finlandez gjatë muajit të kaluar pas 47 vjetësh. Historia se si unaza kishte “udhëtuar” gjashtë mijë metra nga Maine në Finlandë mbetet një mister.

Sipas gazetës finlandeze, Ilta-Sanomat, Marko Saarinen ishte duke e shfrytëzuar detektorin e tij për metale në një park të qytetit Kaarina, një qytet i vogël në jug-perëndim të Finlandës, kur e nxori unazën me gur të kaltër nga dheu.

Ai tha se zakonisht gjen vetëm “shishe ose hedhurina të tjera”, dhe ishte befasuar që unaza kishte ardhur nga SHBA.

Shenjat në unazë, përfshirë inicialet S.M., ndihmuan Saarinen që ta gjente pronarin e saj.

McKenna tha se qau kur unaza i kishte mbërritur me postë në shtëpinë e saj javën e kaluar.

“Është shumë e prekshme në këtë botë me negativitet të kesh njerëz të ndershëm dhe të mirë që marrin iniciativa dhe e bëjnë një të mirë”, McKenna deklaroi për Bangor Daily News. “Ka njerëz të mirë në këtë botë dhe ne kemi nevojë për më shumë të tillë”.

McKenna beson se gjetja e papritur e unazës mund të jetë mesazh nga bashkëshorti i saj i ndjerë.

“Shawn thoshte se nuk ekziston diçka e tillë si koincidenca”, tha ajo.

“Ai po më thotë që të përmblidhem dhe të vazhdoj e fortë për pjesën e mbetur të jetës sime”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat