Ndodh edhe kjo! Qeni e deklaron veten të humbur në stacionin e policisë

Ndryshe

Ndodh edhe kjo! Qeni e deklaron veten të humbur në stacionin e policisë

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 21:24
Chico

Të gjithë e dinë se kur humbet një person, për të kërkuar ndihmë i drejtohet policisë.

Kështu, edhe qeni me emrin Chico kur humbi të zotin e tij në Texas, vendi i vetëm ku ai dinte të shkonte për të kërkuar ndihmë në këtë rast, ishte stacioni i policisë.

Zyrtarët u befasuan kur panë që qeni trokiti në derë, për të raportuar se kishte humbur.

Oficeri Rusty Martin ishte i pari që u takua me Chico – dhe tha se qe shumë i lumtur për t’i dhënë ndihmë.

Chico priti me durim për të gjetur të zotin, kurse  policia shpërndau foton e tij dhe i gjeti atë.

Qeni e gjeti të zotin ditën e nesërme. Shtëpia e tyre ndodhej reth 2 kilometra larg stacionit të policisë, por qeni e humbur të zotin nga pakujdesia e këtij të fundit gjatë një udhëtimi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat