Vdes personi më i moshuar në botë

Ndryshe

Vdes personi më i moshuar në botë

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 11:20
Chitetsu Watanabe

Personi më i moshuar në botë, Chitetsu Watanabe, ka vdekur në Japoni në moshën 112-vjeçare.

Watanabe, i cili ishte duke qëndruar në një shtëpi për persona të moshuar në Nigata, u lind më 5 mars të vitit 1907. Ai ishte konfirmuar zyrtarisht si personi më i vjetër në botë në librin e rekordeve Guiness më 12 shkurt të këtij viti.

Sipas librit të famshëm, Watanabe në vitet e hershme kishte shkuar në Tajvan për të punuar në fusha të panxharsheqerit. Më vonë ishte kthyer në Japoni, ku kishte punuar në një zyrë të bujqësisë deri në pensionim.

Japonezi vdiq vetëm katër vjet para se ta arrinte rekordin e njeriut më të moshuar në botë në të gjitha kohërat, të cilin e mban Jiroemon Kimura, i cili jetoi 116 vjet e 54 ditë dhe vdiq në qershor të vitit 2013.

Gjatë një interviste për një gazetë lokale në janar të vitit të kaluar, Watanabe kishte thënë se sekreti i jetës së gjatë është që të mos zemërohemi dhe të qëndrojmë të buzëqeshur, shkruan “CNN”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat