Burri që u martua me dy gra njëherësh: Jemi të hapur për të mirëpritur të tjera gra në jetën tonë

Ndryshe

Burri që u martua me dy gra njëherësh: Jemi të hapur për të mirëpritur të tjera gra në jetën tonë

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 13:54
Jimmy Silva, Chacha dhe Summer Pelletier

Një treshe poligamike (Bashkëjetesa e një burri me disa gra njëkohësisht, si një formë e martesës), të cilët kurorëzuan dashurinë e tyre duke u martuar në një “ceremoni tradicionale”, kanë zbuluar se janë akoma të hapur për të përfshirë më shumë gra në jetën e tyre.

Drejtori i marketingut Jimmy Silva, 35 vjeç dhe njëra nga partneret e tij të tanishme Chacha, 32 vjeçe, nga Los Angeles, u njohën në shkollë të mesme në prill të 2009 nga një shok i përbashkët. Ata shumë shpejt ranë në dashuri dhe u lidhën. Tre vite më vonë ata u takuan në kompaninë e rrjeteve sociale, ku edhe punojnë Summer Pelletier, 25 vjeçe. Dyshja, pra Jimmy dhe Chacha, u dashuruan menjëherë me Summer dhe hynë zyrtarisht në një marrëdhënie poligamie në dhjetor të 2012.

Ndërkaq, treshja filluan të mendojnë për martesë në vitin 2018, kohë kur Chacha dhe Summer filluan të bisedonin për të pasur një fëmijë të përbashkët së bashku me Jimmy. Propozimi nga 35 vjeçari nuk mungoi dhe në prill të 2019, kur ai kishte përvjetorin e dhjetë me Chacha, iu ul në gjunjë dy partnereve të tij dhe i propozoi për martesë. Martesa nuk u prit mirë nga familjarët e palëve, prindërit e Chacha dhe Summer nuk i kishin të pranishëm familjarët e tyre, po ashtu dhe familja e Jimmy nuk pranoi që të merrte pjesë në ceremoni. Ndonëse ata tashmë janë në një lidhje të përkushtuar, të tre janë shprehur se janë të hapur të përfshijnë më shumë gra në trekëndëshin e tyre të dashurisë, si edhe për të pasur shumë fëmijë në një të ardhme të afërt.

“Përgatitjet e dasmës ishin ndoshta stresuese për të gjithë ne. Nuk u ndikuam nga rrethanat dhe vendosëm që atë ditë, ta festonim si ditën më të lumtur në jetë. Chacha dhe unë nuk e lamë Jimmin që të na i shihte fustanet deri në ditën e dasmës”, u shpreh Summer.
Më tej ajo shtoi: “Jemi tërhequr reciprokisht nga gratë dhe jemi të hapur për idenë që më shumë gra të bashkohen me dashurinë de jetën tonë. Fantazia jonë e tanishme përfshin një ose më shumë gra të jenë të përfshira në momentet tona intime, pra të jemi të gjithë aty në të njëjtën kohë”.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat