Burri i lindur më 29 shkurt bëhet baba pikërisht në këtë datë

Ndryshe

Burri i lindur më 29 shkurt bëhet baba pikërisht në këtë datë

Më: 2 mars 2020 Në ora: 11:46
Babai i saj, Ivani

Ndonëse gjasat ishin një në 2 milionë e 100 mijë, një foshnjë e gjinisë femërore është lindur në Kaliforni më 29 mars, pikërisht në ditëlindjen e babait të saj.

Vogëlushja e quajtur Camila Penaloza pritej të lindej më 3 mars, por u lind më 29 shkurt në spitalin “Mercy San Juan” në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara.

Babai i saj, Ivani, 32 vjeç, ka thënë se ditëlindja e vajzës ishte një bekim i papritur, shkruan “Daily Mail”.

“Iu luta Zotit për vajzën time të vogël dhe tash do ta kemi ditëlindjen e përbashkët dhe thjesht jam shumë i lumtur”, tha babai i vajzës.

“Ndihemi shumë të bekuar që e kemi Camila-n e vogël dhe të habitur me rastësinë që ajo e ka ditëlindjen e njëjtë me babanë”, tha nëna e vajzës, Jennifer Rebollar Cortez.

Një infermiere që punon për 29 vjet në spitalin ku ndodhi lindja e veçantë tha se gjatë karrierës së saj nuk ka parë rast të tillë më parë.

Data 29 shkurt shënohet një herë në çdo katër vjet, ndërsa viti që e ka këtë datë quhet vit i brishtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat