Burri për pak vret të gjithë në sauna, krijoi aksidentalisht një armë të luftës së dytë botërore

Ndryshe

Burri për pak vret të gjithë në sauna, krijoi aksidentalisht një armë të luftës së dytë botërore

Më: 4 mars 2020 Në ora: 12:52
Foto ilustrim

Një burrë që thotë se aksidentalisht krijoi një ‘armë kimike të përdorur në luftën e dytë botërore’ në një sauna, për pak desh vrau të gjithë.

Pas një stërvitje ai vendosi të përdorte saunën në palestrën e tij, por duke qënë se nuk ishte nxehtë mjaftueshëm, ai u kërkoi të tjerëve të rriste pak temperaturën.

Kur ata pranuan, ai doli për të marrë ujë në pishinë dhe e hodhi atë mbi gurët e saunës.

“Dhoma u nxeh menjëherë dhe sytë filluan të më lotonin. Të gjithë në dhomë po kolliteshin dhe brenda pak minutave dolëm me nxitim nga sauna,” tregon burri.

“Kur gjithçka mbaroi, fillova të kërkoja në internet për këtë që të kuptoja se ç’kishte ndodhur. Kuptova që uji me klor i pishinës kishte shkaktuar gjithçka.”

Siç ai mësoi më vonë, një armë e tillë që përdorte gaz klori është përdorur kundër hebrenjëve në dhomat e gazit gjatë luftës së dytë botërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat