Mbretëresha Elizabeth dhe sekreti i saj për një buzëqeshje rrëzëllitëse

Ndryshe

Mbretëresha Elizabeth dhe sekreti i saj për një buzëqeshje rrëzëllitëse

Më: 5 mars 2020 Në ora: 12:30
Mbretëresha Elizabeth

Mbretëresha Elizabeth është pa diskutim personazhi më emblematik i familjes mbretërore, duke u veçuar edhe për buzëqeshjen e saj.

Një figurë sa kontraversiale aq edhe e dashur për popullin britanik e jo vetëm, ndaj nuk është aspak habi që historianët e konsiderojnë si një nga figurat më të rëndësishme të monarkisë angleze.

Kohët e fundit është lakuar vazhdimisht në trekëndëshin e telenovelës mbretërore Harry-Meghan dhe pjesa tjetër e familjes, e megjithatë sovrania 93 vjeçare ia ka dalë mbanë që të mbrojë pjesëtarët  e tjerë nga vala e thashethemeve, por edhe të sigurojë që gjërat po shkojnë mirë.

E shpeshherë këtë gjë e arrin edhe nëpërmjet buzëqeshjeje?

E duke u ndalur tek kjo e fundit, duhet thënë që mbretëresha ka një sekret për të pasur gjithmonë dhëmbë të shëndetshëm dhe një buzëqeshje rrëzëllitëse, të cilin ndryshe nga zakonishte e ka zbuluar vetë.

Gjatë vizitës së saj të fundit në “Royal National ENT & Eastman Dental Hospitals”, mbretëresha pati një bisedë të këndshme me një paciente të vogël, e cila e komplimentoi gjyshen e princave William dhe Harry për buzëqeshjen e saj.

Sipas burimeve të pranishme, Lartmadhëria e saj pranoi se nuk ishte çdo gjë meritë e kujdesit të vazhdueshëm oral, por edhe aparatit ortodontik që kishte përdorur që fëmijë.

“E kam vendosur kohë më parë, kur isha ende adoleshente. Fillimisht nuk e doja, pasi s’doja të kisha diçka të huaj në gojë, por mendoj se ia vlejti në fund”, janë disa prej fjalëve të cituara prej saj.

Image
Mbretëresha Elizabetë

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat