Kultivimi i sallatës së gjelbër dhe spinaqit në tarracë: Pas dy muajsh do të keni prodhim të freskët vendor! - Bota Sot
Kultivimi i sallatës së gjelbër dhe spinaqit në tarracë: Pas dy muajsh do të keni prodhim të freskët vendor!

Ndryshe

Kultivimi i sallatës së gjelbër dhe spinaqit në tarracë: Pas dy muajsh do të keni prodhim të freskët vendor!

Më: 11 mars 2020 Në ora: 14:53

Mënyra e re e kopshtarisë është shpikur për njeriun modern dhe urban, i cili jeton në rrokaqiej

Sallata vendore nuk e ka të njëjtën shije si ajo e cila shitet në treg apo në shitore.

Për shkak popullarizimit të sallatës së zakonshme, sikur i kemi harruar llojet e tjera të sallatës së gjelbër.

Nëse vendosni që vetë të prodhoni sallatë dhe spinaq në tarracën tuaj apo në kopsht, mundeni të zgjidhni cilindo lloj të sallatës: Kristale, Iceberg, Radhiqe etj.

E gjitha që duhet të bëni është të merrni balona për ujë me vëllim prej 5 litrash e më shumë, t’i pritni në gjysmë, duke formuar “barkëza”, fundin e të cilave duhet patjetër ta shponi.

Mbushni me humus, mbillni sallatë, ujitni rregullisht dhe pas dy muajsh do të kënaqeni me rezultatet e punës suaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat