Planeti Tokë po rigjenerohet

Ndryshe

Planeti Tokë po rigjenerohet

Më: 23 mars 2020 Në ora: 13:29
Foto Ilustrim

U desht patjetër të ngadalsojmë. Garuam me kohën dhe me njerëzit, kush ku ka udhëtuar, kush sa ka harxhuar, kush ku ka qenë.Tani jemi të gjithë njësoj. Të mbyllur, të friksuar për shëndetin dhe për të ardhmen.

Nuk ka më ku të harxhohen paratë. Nuk ka më fotografi nëpër rrjetet sociale se ku kemi qenë. Do t’i kthehemi vetëm kujtimeve.

Pushoni nga luksi, lavdërimi, pangopësia. Kjo do t’na kthejë shumë shekuj prapa, ku rrallë kanë udhëtuar, kur nuk kanë pasur shumë, përveç njëri-tjetrit. A e dini çfarë do të ndodhë kur të dalim jashtë?

Do të ketë më shumë respekt! Bari do të jetë më i gjelbër, ajri më i pastër, lumenjtë më të kthjellët, kafshët e egra më të gëzuara. Ne do të çmojmë më shumë njëri- tjetrin, ngaqë nuk kemi qenë të vetëdijshëm çfarë kemi pasur në dorë.
Rrini në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat