Studimi: Temperaturat e larta dhe lagështia ulin përhapjen e virusit

Ndryshe

Studimi: Temperaturat e larta dhe lagështia ulin përhapjen e virusit

Më: 24 mars 2020 Në ora: 15:58
Foto Ilustrim

Rritja e temperaturave dhe nivelit të lagështirës do ta ngadalësojnë përhapjen e koronavirusit rreth globit, tregon një studim i ri. Ndryshimi i motit gjithsesi nuk mund ta ndalojë i vetëm sëmundjen.

Teksa moti ngrohet dhe lagështira shtohet në 100 qytete kineze, kërkuesit në universitetin e Beihang dhe atij të Tsinghua zbuluan se norma e sëmundjes ra.

“Temperatuart e larta dhe niveli i lartë i lagështisë ulin në mënyrë të ndjeshme përhapjen e COVID-19,”deklaruan kërkuesit e studimit.

Presidenti Donald Trump për javë të tëra e ka siguruar popullin amerikan që virusi do të zbehej me ardhjen e prillit, teksa temperaturat rriten.

Edhe pse ekspertë të shëndetit dhe studimi i ri sugjerojnë se virusi nuk është aq agresiv në temperatura të larta, ky mot vetëm sa do të uli normat dhe jo ta ndalojë atë plotësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat