500 vjet më parë Nostradamusi parashikoi koronavirusin

Ndryshe

500 vjet më parë Nostradamusi parashikoi koronavirusin

Më: 28 mars 2020 Në ora: 06:25
Nostradamusi

Sipas disa pretendimeve që janë përhapur me shpejtësi në internet, Nostradamus e parashikoi epideminë e koronavirusit që para 500 vjetësh. Covid-19 ka marrë deri tani mbi 27 mijë jetë njerëzish, duke ushqyer lloj- lloj teorish konspiracioni për origjinën e saj.

Të infektuarit në mbarë globin janë afro 600 mijë dhe virusi është shfaqur tashmë në çdo kontinent përveç Antarktidës. Ka njerëz që besojnë se fizikanti francez i shekullit të 16-të, i lëvduar nga admiruesit e tij si një mendje e jashtëzakonshme që ka parashikuar një sërë eventesh të rëndësishme botërore përgjatë historisë, përfshirë zjarrin e madh të Londrës në 1666-tën apo vrasjen e John F. Kennedy në vitin 1963, ka përmendur dhe koronavirusin.

Një përdorues i Twitter-it shkruan se kishte menduar që fjalët e përhapura se Nostradamusi ka bërë parashikimin e një lloj murtaje, ishin të rreme. “Por kur kontrollova, rezultuan të vërteta. Ai nënkupton koronavirusin dhe njerëzit po tmerrohen”, thuhej në postim.

Joel Hazeldene, ish aktor i serialit të transmetuar nga BBC, Boom Town, thotë: ”

"Duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje mistikut të shekullit të 16-të, Nostradamus”.

Të tjerë kembengulin se ai ka informuar dhe për karantinën masive. Pjesën më të madhe të parashikimeve të tij të supozuara, Nostradamus i shkroi në formën e vjershave me katër rreshta. Skeptikët thonë se shkrimet janë shumë të paqarta për t’u konsideruar profeci të mirëfillta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat