Kaq gjatë mund të qëndrojë koronavirusi në qese të marketit

Ndryshe

Kaq gjatë mund të qëndrojë koronavirusi në qese të marketit

Më: 10 prill 2020 Në ora: 23:56
Foto ilustrim

Edhe pse është relativisht e njohur sa gjatë mund të qëndrojë virusi në qese për shumë përdorime, një hulumtim sugjeron që virusi mund të mbetet në plastikë deri në tri ditë.

Sipas profesorit të shkencave në Universitetin e Sydneyt, Timothy Newsome, rreziku nga përhapja e coronavirusit nëpërmjet qeseve për shumë përdorime është relativisht i ulët, shkruan Independent.

– Çdo gjë që del nga shtëpia dhe pastaj kthehet në shtëpi paraqet rrezik të ulët nga infektimi me virus. Më së shpeshti virusi bartet nga personi te personi, kështu që jemi shumë më tepër të brengosur për njerëzit sesa për plastikën – ka thënë Newsome.

Në gjithë SHBA-në, shumica e shteteve kanë vendosur që përkohësisht t’i ndalojnë qeset për shumë përdorime, në mënyrë që të zvogëlohet rreziku nga bartja e coronavirusit.

Ky hap është kthesë dramatike e trendit të paradokohshëm që shtetet dhe komunat të ndalojnë qeset plastike për një përdorim.

– Nëse jeni të brengosur që në çantat tuaja mund të qëndrojë virusi, këshilloheni ta pastroni.

Gjithashtu duhet t’i lani duart pasi ta përfundoni vendosjen e artikujve, thotë doktor dr. Donald Schaffner, mikrobiolog dhe ekspert i ushqimit të sigurt në Universitetin Rutgers.

Shamitë antibakteriale dhe mjetet dezinfektive mund të përdoren për pastrimin e çantave për shumë përdorime, ndërsa çantat me material të fortë mund të lahen edhe me ujë të nxehtë dhe sapun.

Shumica e qeseve nga pambuku dhe tekstili mund të lahen në rrobalarëse – thotë Schaffner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat