Gucci fillon punën nën rregulla të rrepta sanitare

Ndryshe

Gucci fillon punën nën rregulla të rrepta sanitare

Më: 22 prill 2020 Në ora: 17:28
Foto Ilustrim

Laboratori i lëkurës për këpucët famoze Gucci në Firence, ka hapur dyert pas një muaji bllokimi në sigurinë maksimale për punonjësit, shpjegon kompania.

“Rihapja bëhet në bazë të dispozitave aktuale dhe pas një marrëveshje të arritur me sindikatat për forcimin e Protokollit të Sigurisë së 15 Marsit të kaluar, falë edhe këshillave të virologut Roberto Burioni të Universitetit Vita-Salute San Raffaele të Milanos”.

Rifillimi i aktiviteteve në qendrën e zejtarisë së 37,000 metër katror u inagurua saktësisht dy vjet më parë, ku krijohen produktet Gucci të së ardhmes të krijuara nga Alessandro Michele, tani për tani do të ketë një numër të kufizuar rreth 10%, që përkon pak a shumë me 100 punëtorë.

“Pas shqyrtimit të kujdesshëm ne morëm vendimin për rihapjen e prototipit të ArtLab, në marrëveshje me organizatat sindikale dhe garantimin e nivelit maksimal të sigurisë dhe me të gjitha masat e nevojshme, të përcaktuara me ndihma e shkencëtarëve me ekspertizë të provuar”, shpjegon Marco Bizzarri, President dhe CEO i Gucci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat