‘Nuk jam gati të vdes’: 37-vjeçari merr vendimin që i ndryshoi jetën

Ndryshe

‘Nuk jam gati të vdes’: 37-vjeçari merr vendimin që i ndryshoi jetën

Më: 28 prill 2020 Në ora: 06:46
Jermaine Gause

Në moshën 37-vjeçare, Jermaine Gause ishte tmerrësisht obez dhe kishte frikë të vdiste.

"Unë nuk jam i gatshëm ta lë këtë planet," tha ai, gjatë shfaqjes në vitin 2016 tek  “The Doctors”. "Dhe unë e di se si jam tani, me siguri nuk kam shumë kohë."

Në atë kohë, Gause, nga Ann Arbor, Michigan, peshonte 290 kg. Por e dinte se diçka duhej të ndryshonte.

Jermaine ishte vetizoluar 

Duke u rritur, thirrej "gjithnjë djali i madh" dhe bullizohej për shkak të madhësisë që kishte. Teksa rritej, rëndohej edhe më shumë, prandaj Gaza filloi të izolohej.

“Ndihem keq me mënyrën se si dukem dhe për gjendjen në të cilën e lash veten.”- ka thënë ai.

Ngaqë ndjente turp, vendosi të mos e takonte nënën për 2 vjet. Nëna e tij, Gretchen Barroë, u shqetësua për mirëqenien e djalit dhe kontaktoi mjekët, duke iu lutur ta ndihmonin Gausin të transformonte jetën e tij.

“3 vite më parë i thash vetes:’ Oh Zot, si e lejova diçka të tillë të ndodhte?’”- tha ajo.

Jermaine u zgjodh për të marrë pjesë në shfaqje dhe zbuloi se niveli i përditshëm i sheqerit dhe natriumit ishte jashtëzakonisht i lartë, duke e vënë atë në rrezik për në atak kardiak.  

Gjatë episodit, ai kujtoi se kishte dhimbje të vazhdueshme.

"Në këtë pikë, gjithçka dhemb,"- tha Gause. "Ecja dhemb, të qëndruarit në këmbë dhemb, ndonjëherë edhe të qëndruarit ulur dhemb."

Gause e dinte se ishte koha për të marrë përsipër jetën e tij dhe për të bërë një ndryshim. Ai vendosi të mos bënte një operacion.

Mjekët i ofruan një program pesë-mujor të humbjes së peshës, me vlerë 50,000 $, si dhe kirurgjinë bariatrike, pa pagesë.

Në Live In Fitness, ai mësoi të bënte ndryshime themelore në stilin e jetës, si ndjekja e një diete të shëndetshme dhe ushtrimet fizike. Ai nuk e bëri operacionin, por vendosi të zgjasë programin për humbje peshe nga pesë muaj në një vit.

Pjesa më e mirë e kësaj është se humbja e peshës ëështë natyrale. E gjitha bazohet në ushqimin e shëndetshëm. Është gjithçka e thjeshtë dhe e lehtë për t’u bërë. Ne nuk jemi të uritur dhe as po punojmë shumë.

Pas mbi 12 muajve punë dhe përkushtim, Jermaine humbi gjithsej 137 kg dhe u bë një trajner nderi në Live in Fitness.

Një surprizë për nënën e tij

Ai nuk e kishte parë familjen gjatë kohës që po humbiste peshë dhe shokoi nënën kur u kthye në 2017 për të zbuluar transformimin e tij. Ajo shpërtheu në lot kur pa transformimin e jashtëzakonshëm të djalit të saj.

Sa për Jermaine, jeta e tij ka ndryshuar plotësisht, për më mirë natyrisht.

“Që nga humbja e kësaj peshe, unë jam si një person i ri. Çdo ditë zgjohem dhe mund të lëviz. Nëse unë mund ta bëj këtë, çdokush mundet.”- tha ai.

Dhe nëse ka ndonjë gjë që mund të mësojmë nga udhëtimi i tij i jashtëzakonshëm, është se ne të gjithë mund të marrim vendime për t'u kujdesur për veten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat