Pasojat e koronavirusit: Një miliard litra verë shndërrohen në alkool industrial

Ndryshe

Pasojat e koronavirusit: Një miliard litra verë shndërrohen në alkool industrial

Më: 29 prill 2020 Në ora: 18:48
Ilustrim

Një miliard litra verë evropiane mund të përfundojnë si alkool industrial, pasi pandemia e koronavirusit po godet fort edhe pijet alkolike.

Deputeti francez Éric Andrieu, nga rajoni i prodhimit të verës Aude, ka paralajmëruar se mbyllja e bareve, restoranteve dhe dyqaneve, e shoqëruar edhe me një rënië te eksporteve, ka shkaktuar një grumbullim të madh të verës.  ka çuar në më shumë verë sesa mund të përballen vreshtat.

“Distilimi”, sipas tij, “ është një alternativë, sigurisht më pak e preferueshme sesa shitja e verës, por që do t`i lejojë  prodhuesit e saj ta kapërcejnë disi situatën dhe të jenë në gjendje të vazhdojnë punën në vreshta në 2020-tën”. Andrieu i bëri thirrje Komisionit Europian të ndërhyrjë, duke paralajmëruar se situata mund të ketë “pasoja serioze” për punësimin.

“Komisioni Europian i ka mjetet ligjore dhe financiare për të ndërhyrë në treg në kohë krize. Nëse nuk e bën tani, atëherë prodhuesit e vegjël rrezikojnë të dalin nga biznesi”, tha ligjvënësi për  The Times, ndërsa shtoi se aktualisht, ka të paktën 10 milion hektolitra verë të pashitur në Francë, Spanjë dhe Itali.

Kriza e koronavirusit ka shkaktuar një rënie të vëllimit prej 30 për qind dhe 50 për qind të vlerës në tregun e verës në Bashkimin Europian, dhe  këtë javë qeveria e Emmanuel Macron, me ndihmën e Romës dhe Madridit, i kërkoi KE-së që të aprovojë një program “distilimi” për kohë krizash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat